Site icon Telegrafi

Ekziston një mit që nëse paraqitni testin e vozitjes të premten do të bini, si qëndron e vërteta?

Nëse po mësoni për të vozitur, me shumë mundësi jeni duke pritur dy testet të cilat duhet t’ju sigurojnë juve patentën e shoferit.  

Përpara se të bëni testin e vozitjes, ju duhet fillimisht ta kaloni atë të teorisë, gjë që duhet të jetë fokusi i juaj aktual.

Por, sapo të përfundojë ai i teorisë, jeni të lirë për testin e vozitjes.

@driving.miss.crazy The driving test. Many candidates are told by whoever is teaching them to drive that they should book a test early in the week. A lot of people believe that Friday is a guaranteed fail because we arent allowed to pass too many prople! #ukdrivingtest #drivingexaminer #facts #driving #learningtodrive #drivinglessons #safedriving #drivinginstructor #passyourdrivingtest #drivingtesttips #drivingtest #myths ♬ original sound – Driving.miss.crazy

Megjithatë ekziston një teori dhe thashethem që nëse paraqitni testin e vozitjes në ditë të premte, e sidomos gjatë pasdites, e keni të garantuar të bini nga testi.

Këtë teori madje e ka adresuar edhe ish instruktorja e vozitjes, dhe ekzaminerja, Sarah përmes një video në TikTok.

Ajo tha se njerëzit shpesh pretendojnë se gjatë një të premteje, shanset janë që ekzamineri të ketë kaluar mjaftueshëm njerëz atë javë, kështu nuk do të kalojë të tjerë.

Megjithatë, sipas ekzamineres Sarah, kjo nuk është e vërtetë.

“Kjo bëhet nga vlerësimi që kam bërë për shoferët e rinj, gjatë testit të vozitjes për 35 ose 40 minuta. Asgjë më shumë asgjë më pak”, vlerësoi ekspertja. /Telegrafi/

Exit mobile version