Site icon Telegrafi

Ekzistojnë tri arsye pse një burrë nuk do të largohet kurrë nga familja për shkak të dashnores së tij

Foto: Shutterstock

Ajo “femra tjetër” është e dënuar të vuajë. Ajo gjithë jetën e kalon duke pritur personin i cili kurrë nuk do t’i vijë

Nëse jeni ju ajo e cila tani ka aferë me një burrë të martuar, atëherë ky shkrim do të jetë një shpullë për ju e cila tani është vërtetë problem, transmeton Telegrafi.

Prandaj ekzistojnë madje tri arsye dhe ato janë:

1. Tashmë ka çdo gjë që i nevojitet

Përse do t’i braktiste gruan dhe fëmijët. Kalon shkëlqyeshëm me ju pa kurrfarë obligimi dhe përgjegjësie. Dhe pastaj kthehet në shtëpi dhe luan me fëmijët. Kjo është situatë ideale për të.

2. Divorci është i dhembshëm dhe i shtrenjtë

Mendoni për pasojat e divorcit. Marrëveshjet me avokatët, grindjet, fëmijët e shqetësuar, stresi financiar dhe shumë probleme të tjera.

3. Po të kishte dashur ta braktiste gruan, tashmë do ta kishte braktisur

Po t’ju kishte dashuruar më shumë se çdo gjë në botë, ai, me gjithë vështirësitë e divorcit dhe me gjithë fëmijët, ai tashmë do të kishte lënë gjithçka dhe do të kishte ardhur te ti.

Nëse ai do të të donte ashtu siç ju dëshironi, ai do të braktiste familjen e tij. Mendoni për këtë. Ai nuk e braktisi gruan e tij, sepse, thjesht nuk dëshiron ta bëjë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version