Nëse gjithmonë keni menduar se ekzistojnë vetëm dy lloje të gjokseve – të vogla dhe të mëdha – atëherë e keni gabim
Sipas kompanisë së sytjenave ‘ThirdLove’, ekzistojnë shtatë lloje të ndryshme të gjokseve te gratë, transmeton Telegrafi.
Përderisa të gjitha llojet e gjokseve janë normale dhe padyshim të bukura, është mirë ta dini formën e saktë të gjokseve tuaja për t’i blerë sytjenat më të përshtatshmet.
Pra, më poshtë i keni këto shtatë lloje të gjokseve, dhe herën tjetër, përpiquni që sytjenat t’i blini në bazë të formës së gjokseve që i keni.
Lloji i parë: Gjokset asimetrike
Ky lloj i gjokseve është kur njëri gjoks është i madh se tjetri.
Lloji i dytë: Forma e kambanës
Këto janë gjokset e mëdha, ku zakonisht në maje janë më të ngushta dhe pastaj shumë më të mbushura.
Lloji i tretë: Lindje-Perëndim
Kjo formë e gjokseve quhet kështu, pasi që thimtha e njërit gjoks është e drejtuar kah lindja, ndërsa thimtha e tjetrit gjoks kah perëndimi – pra kanë kahje të kundërt.
Lloji i katërt: Gjokset me hapësirë në mes
Një hapësirë e gjerë gjendet mes këtyre dy gjokseve; ndërsa thimthat janë të drejtuara më drejt sesa të formës së tretë.
Lloji i pestë: Gjokset e holla
Zakonisht këto janë gjokse të vogla e të holla, dhe pa shumë inde gjoksi.
Lloji i gjashtë: Forma e ‘lotit’
Ky lloj është thuajse i ngjashëm me formën e kambanës, por këto identifikohen më lehtë nga anash.
Lloji i shtatë: Gjokset me formë rrethore
Këto janë gjokse të mbushura dhe me formë rrethore, shpeshherë të fituara me ndërhyrje kirurgjike, por shumë femra i kanë edhe në mënyrë natyrale.
/Telegrafi/