Site icon Telegrafi

Ekzistojnë katër lloje të tradhtisë, jo të gjitha përfshijnë seks me person tjetër

Çfarë kualifikohet si tradhti? Kjo është pyetje e kamotshme, përgjigja e së cilës dallon nga personi në person.

P.sh., disa njerëz tradhti e konsiderojnë kur partneri kryen marrëdhënie seksuale me dikë, e disa tjerë tradhti e konsiderojnë vetëm nëse partneri ka biseduar me dikë tjetër përmes mesazheve private, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se faktikisht ekzistojnë katërlloje të tradhtisë, e të cilat i sjellim për ju më poshtë.

1) Tradhtia fizike
Kjo veçse dihet – pra tradhtia fizike është kur jeni intim me dikë tjetër që nuk është partneri/ja juaj.

2) Tradhti është kur keni fantazi seksuale për dikë tjetër
Është normale të fantazoni për dikë që ju doket joshës, pavarësisht a jeni në lidhje apo jo, thonë ekspertët.

Sidoqoftë, ëndrrat me ‘sy hapë’ gjatë ditës për aventura seksuale me kopshtarin apo kolegun e punës mund të shpijnë në sjellje të pasinqerta dhe të pasigurta për lidhjen.

3) Kur keni ndjenja romantike për dikë tjetër
Ndryshe e njohur edhe si “tradhtia emocionale”, ky lloj i tradhtisë është më i veçantë.

Në esencë kjo tradhti nënkupton kur keni ndjenja emocionale për dikë tjetër.

4) Aktiviteti sekret i rrjeteve sociale
Sipas Dana Weiser, profesoreshë e zhvillimit njerëzor, tradhtia e rrjeteve sociale është duke u bërë shumë e zakonshme mes çifteve dhe zakonisht vjen në dy forma.

Forma e parë është absolutisht seksuale – p.sh. shpenzoni kohë duke i pëlqyer postimet e ish- partnerit në Instagram ose flirtoni me njerëz tjerë në aplikacione tjera.

Ndërkaq forma e dytë e ‘tradhtisë’ në rrjete sociale është kur shpenzoni më shumë kohë në rrjete sociale sesa me partnerin. /Telegrafi/

Exit mobile version