Site icon Telegrafi

Ekzekutohen tre gra brenda një dite në Iran të dënuara për vrasjen e burrave të tyre – njëra ishte martuar në moshën 15 vjeçe

Autoritetet iraniane kanë vrarë tre gra të mërkurën për vrasjen e burrave të tyre, thotë një organizatë bamirëse për të drejtat e njeriut.

Sipas Grupit të të Drejtave të Njeriut në Iran, ato ishin mes 32 personave të ekzekutuar vetëm javën e kaluar.

Në mesin e të ekzekutuarve që u dënua për vrasjen e burrit ishte një grua që ishte martuar me këtë të fundit në moshën 15-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Autoritetet besohet se kanë rritur ndjeshëm përdorimin e dënimit me vdekje, duke ekzekutuar dy herë më shumë njerëz deri më tani këtë vit se sa vitin e kaluar.

Grupet e të drejtave raportojnë se Irani gjithashtu ekzekuton më shumë gra se çdo vend tjetër, shumica e të cilave mendohet se janë shpallur fajtore për vrasjen e burrave të tyre.

Të mërkurën, Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran thotë se Soheila Abadi u var në burg pasi u dënua për vrasjen e burrit të saj, 10 vjet pas martesës me të, dhe asokohe ajo ishte 15 vjeçe.

Gjykata e dënimit raportohet se ka deklaruar motivet e vrasjes kanë qenë “mosmarrëveshjet familjare”. /Telegrafi/

Exit mobile version