Ylli i PSG-së, Neymar pësoi një lëndim të tmerrshëm në fitoren 3-1 ndaj Saint-Etienne.
Braziliani lëndoi kyçin e këmbës dhe u largua nga fusha në lot, pasi e di shkallën e dëmtimit.
Pas ndeshjes, Neymar reagoi në rrjetin social Instagram, duke iu bërë me dije ndjekësve se do rikthehet edhe më i fortë.
Por, nga testet e para, mediat franceze raportojnë se jo gjithçka ka qenë mirë, pasi ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe do t’i duhen minimum gjashtë javë për shërim.
Testet e tjera do të bëhen nesër, ku pastaj edhe klubi parisien pritet të del me komunikatë zyrtare për të dhënë detajet e tjera.
Neymar këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë dhe dhuruar tre asistime. /Telegrafi/
C’est reparti pour 2 ans de convalescence #SaintEtiennePSG #Neymar pic.twitter.com/YnOitQg4au
— Thetan🎷 (@Eugdaf1) November 28, 2021