Telegrafi

Ekstrakti nga çaji i gjelbër shkrin kilogramët

Një studimi i publikuar në revistën European Journal of Clinical Nutrition, ofron të dhëna se EGCG mund të shtojë oksidimin e yndyrave te meshkujt, më së largëti dy orë pas konsumimit të ushqimit.

Në studim janë përfshirë 10 meshkuj me mbipeshë, te të cilët është matur oksidimi i yndyrave gjatë marrjes së 300 mg EGCG, pastaj 200 mg kafeinë, si edhe te kombinimi i të dyjave.

Rezultatet kanë treguar se ekstrakti EGCG nga çaji i gjelbër shton oksidimin e yndyrave, ngjashëm sikurse kafeina, ndërsa nëse këto merren së bashku, atëherë oksidimi rritet për 50%.

Ky është një studim më shumë që tregon se çaji i gjelbër ka efekt të dobishëm në kontrollimin e masës trupore dhe parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mbipeshën. /Telegrafi/