Site icon Telegrafi

Ekstrakti i lules së qershisë e përmirëson shëndetin e lëkurës

Kur lëkura është e skuqur (inflamuar), me kalimin e kohës vjen deri tek fillimi i proceseve që mund të shkaktojnë mutacione në ADN-në e qelizave. Një numër i madh i njerëzve nuk përdorin produkte kozmetike që i përshtaten llojit të tyre të lëkurës. Megjithatë, ekzistojnë komponentë të cilët i përshtaten të gjitha llojeve të lëkurës dhe mund të përdoren pa frikë. Një prej tyre është edhe ekstrakti i lules së qershisë.

Studimi i ri sugjeron se ekstrakti i lules së qershisë mund t’i lehtësojë proceset inflamative të lëkurës dhe ta zvogëlojë rrezikun nga dëmtimi afatgjatë i lëkurës, por edhe ADN-së.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në periodikun International Journal of Cosmetic Science, zbulojnë se ekstrakti i lules së qershisë e redukton prodhimin e oksidit nitrik, një komponent ky për të cilën është dëshmuar se mund të shkaktojë mutacione në ADN-në e qelizave.

Për nevojat e studimit, pjesëmarrësit gjatë një periudhe prej 9 ditësh çdo ditë kishin aplikuar ekstrakt të lules së qershisë, pas së cilës proceset inflamatore të lëkurës ishin reduktuar në mënyrë drastike.

Ekstrakti i lules së qershisë gjithnjë e më shumë po përdoret në produktet kozmetike, por më së miri është të zgjidhen ato që mbeten më gjatë në lëkurë, si serumet ose kremrat. Nuk duhet harruar se disa produkte nuk përmbajnë ekstrakt të vërtetë të lules së qershisë, por vetëm aroma të shtuara.
 

Exit mobile version