Pas realizmit me sukses të ekspozitës gjatë muajit të kaluar me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e OJQ Sos Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe OJQ Handikos, është realizuar edhe ekspozita “EMPTY BOWL” me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e OJQ Autizmi.
Ekspozita do të shfaqet me 19 Qershor në Studion e qeramikës URA duke filluar nga ora 14:00h, transmeton Telegrafi.
Projekti “EMPTY BOWL” është financuar nga kompani vendore ne bazë të ligjit të sponsorizimit dhe është aprovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Pjesemarrësit e projektit janë nga OJQ Autizmi dhe bartëse e projektit është Laura Sllamniku Kryeziu. Gjithashtu projekti është mbajtur në ambientet e studios së qeramikës URA. /Telegrafi/