Shkencëtarët nga Universiteti i Cincinnatit, kanë bërë një studim të cilin e kanë filluar në vitin 1979, dhe i kanë përcjellë shtatzënat nga lagjet e varfra të Cincinnatit, të cilat rajone janë të njohura për kontaminim me plumb.
Në analizat përfundimtare janë përfshirë 250 fëmijë të këtyre grave të përcjella, të cilëve u është llogaritur prania e plumbin në gjak për gjashtë vite.
Rezultatet e fituara më vonë janë krahasuar me dosjet e mundshme policore, në lidhje me veprat kriminale të këtyre të analizuarve.
Të dhënat kanë treguar se prania e tepërt e sasisë së plumbin në gjakun e fëmijëve ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është e lidhur proporcionalisht, me numrin më të madh të arrestimeve mbi moshën 18 vjeçare.
Ekzaminimet me rezonancë magnetike, kanë treguar se ekspozimi ndaj plumbit është i lidhur më zvogëlimin e masës trunore, ndërsa më së shumti janë të dëmtuara pjesët të cilat janë përgjegjëse për marrjen e vendimeve, kontrollimin e afektit dhe ruajtjen e vëmendjes.