Site icon Telegrafi

Eksplodim i kontrolluar para ndeshjes Francë-Islandë

Tifozët që kanë ardhur për ndeshjen e sotme në mes Francës dhe Islandës kanë dëgjuar zhurmë përreth stadiumit.  

Ata që e dëgjuan krismën kanë thënë se ishte ‘me zë të lartë dhe e mjaftueshme për t’u dëgjuar’, por se ajo nuk ishte nën kontrollin e zbatimit të ligjit, duke shkaktuar frikë në të gjithë zonën.

Megjithatë, është kuptuar se forcat franceze të sigurisë kanë kryer shpërthim të kontrolluar jashtë stadiumit “Stade de France” në Paris, ku do të luhet loja e sonte çerekfinale e kampionatit evropian.

Janë mediet angleze ato që shkruajnë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë para përballjes së sotme çerekfinale në mes të Francën me Islandës.

Policia franceze nuk ka lejuar të ofrohen tifozët për shkak të rrezikut që mund të kanosej nga ky shpërthim.

Kjo nuk është hera e parë, pasi terroristët e ISIS-it patën tentuar të sulmonin këtë stadium edhe në nëntor të vitit të kaluar kur ndodhi masakra në Paris.

Tensionet tashmë janë të larta në vend, pas paralajmërimeve nga shefat terroristë, pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se ata duan të sulmojnë turneun. /Telegrafi/

Exit mobile version