Refuzimi i banorëve të lagjes “Mirena” për regjistrimin e patundshmërisë së tyre po e rrezikon eksploatimin e qymyrit, të nevojshëm për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet, shkruan sot Koha Ditore.
Banorët e lagjeve afër mihjes në Shipitullë kanë deklaruara se KEK-u e ka shkelur vijën e kuqe që i lejohet në bazë të ligjit.
Por, në KEK janë përgjigjur se pozicioni i ekskavatorëve të KEK-ut është ofruar në limite të lejuara me licencën që ka. E Komisioni i Minierave dhe Mineraleve thotë se nuk bën verifikimin nëse KEK-u e ka shkelur licencën e lëshuar nga ky institucion.
Ndërwsa, janë banoret e lagjes akuzojnë KEK-un për kalimin e “kufirit”.