Site icon Telegrafi

Ekspertja shpjegon pse gjithmonë duhet të bëni fotografi të pajisjeve tuaja përpara se të dilni jashtë

Është një ndjenjë e zakonshme: ju nxitoni të dilni nga shtëpia, duke vrapuar për punë ose për të takuar një mik, por më pas ju bashkohet frika se nuk keni ndalur pajisjet elektrike.

Ose mbase jeni duke shkuar për në aeroport, me pushime dhe papritmas nuk mund të mbani mend nëse e keni lënë furrën ndezur pasi keni gatuar ushqimin tuaj të fundit.

Shpejt e gjeni veten të bindur që shtëpia juaj do të digjet.

Ju mund t’i kërkoni dikujt ta kontrollojë apartamentin tuaj ose duhet të ktheheni vetë në mënyrë që të qetësoheni dhe të shijoni udhëtimin tuaj apo thjesht të mundeni të punoni në mënyrë efektive.

Por, duket se ka një mënyrë shumë më të lehtë për të qetësuar shqetësimet tuaja pa prishur planet tuaja.

Ekspertët e truqeve të jetës në lifehacker.com kanë sugjeruar një zgjidhje të thjeshtë për t’ju ndaluar të shqetësoheni për lënien e gjërave ndezur.

Nëse jeni dikush që e di shumë mirë këtë ndjenjë, ju rekomandojnë të bëni një fotografi të pajisjeve tuaja përpara se të dilni.

Në një postim në uebfaqen e tyre, shkrimtarja Nicole Dieker shpjegoi: “Para se të dilni nga shtëpia, bëni një fotografi të aparateve të sobës dhe furrës — ose termostatit tuaj, hekurit tuaj ose ndonjë gjë tjetër që shqetësoheni se e keni lënë aksidentalisht ndezur. Nëse truri fillon për të luajtur lojën: ‘A e kam fikur me të vërtetë ’, thjesht mund të shikoni fotografitë dhe të qetësoheni”.

Ajo vazhdoi të shpjegojë se kjo është diçka që ajo bën vet dhe thotë se është bërë vërtet një ndryshim.

“Fillova të bëj foto para pushimeve pasi pronari im përditësoi sistemin e ngrohjes në ndërtesën time dhe na dha të gjithëve termostatet e reja. Kjo ishte në dimër, menjëherë para se të udhëtoja për pushime dhe meqenëse termostatet ishin aq të reja sa nuk isha mësuar akoma me ta kalova tërë ditën e parë të udhëtimit duke u shqetësuar se kisha harruar ta ktheja termostatin poshtë”, ka theksuar ajo.

Më tej, ka shtuar se tani bën fotografi duke treguar se furra e saj është e fikur dhe termostati i saj është fikur para se të shkojë në një udhëtim të gjatë, por pretendon se kurrë nuk i shikon fotot.

Nicole beson se kjo është për shkak se fotografimi dhe marrja e provës fizike, “fik” pjesën e trurit të saj që më vonë shqetësohet për lënien e diçkaje ndezur. /Telegrafi/

Exit mobile version