Eksperti i sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se fëmijët serbë janë të njohur për armë dhe vrasje.
Musliu me anë të një video të publikuar në Twitter, ka treguar se si fëmijët serbë trajnohen nga rusët, me leje të presidentit Aleksandar Vuçiq.
“Ja pse në Serbi edhe fëmijët janë aq të njohur me armët dhe vrasjet! Këto janë ushtrimet që bëjnë rusët për fëmijët serbë, të veshur me uniformat e Ushtrisë serbe. Vuçiq gjithmonë është vlerësuar për bashkëpunimin me Rusinë. Edhe sot!”, shkruan Musliu.
That's why in #Serbia even children are so familiar with #weapons and murder! Here are the exercises that the #Russians do for the Serbian children, dressed in the uniforms of the Serbian army. #Vucic has always been praised for its cooperation with #Russia. Today too! pic.twitter.com/qRVrV7h6wq
— Agim Musliu (@agim_musliu) May 8, 2023
Shtatë fëmijë dhe një rojë sigurie janë vrarë në një shkollë fillore të Beogradit nga Kosta Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë, ku të gjithë fëmijët e vrarë kanë lindur ndërmjet viteve 2009-2011.
Dy ditë më vonë Uros B., 21-vjeç ka vrarë tetë persona në Mladenovac, qytet në afërsi të Beogradit.
Po ashtu, gjatë javës së kaluar një tragjedi familjare ka ndodhur në Kragujevac të Serbisë, kur një djalë ka vrarë babanë e tij.
Në vitin 2019 është vlerësuar se në Serbi ka 39.1 armë për 100 banorë, sipas të cilave ndan vendin e tretë në botë.
Të dhënat e organizatës Small Arms Survey tregojnë se në Serbinë me një popullsi prej 6.5 milionë banorësh ka 2.7 milionë armë, nga të cilat 1.5 milion janë të paregjistruara. /Telegrafi/