Site icon Telegrafi

Eksperti i hotelit tregon arsyen pse duhet të vishni gjithmonë pantoflat falas në dhomë

Një ekspert i hotelit ka zbuluar pse duhet të vishni gjithmonë pantoflat falas të ofruara në dhomë – dhe kjo është mjaft e shpifur.

Eksperti i hotelit Jacob Tomsky shpjegoi se nuk duhet të ecni kurrë zbathur në dhomën tuaj, pavarësisht sa e pastër duket dyshemeja.

Jacob, i cili ka punuar në biznesin e hoteleve për dhjetë vjet, i tha Sun Online Travel: “Pjesa më e ndotur e një dhome hoteli janë tapetet”.

“Po, ato janë të pastruara me korrent, por pothuajse kurrë nuk do të marrin shampo dhe pastrim të thellë pasi vazhdimisht ka njerëz që qëndrojnë në dhoma. Ato kanë nevojë për pastrim të duhur më shumë se kurrë. Ka shumë mundësi që të ketë pjesë xhami të thyera nga ku njerëzit kanë thyer gjithashtu gota”.

Mos u shqetësoni as për t’i lënë pantoflat pas – mund t’i merrni me vete në shtëpi, pasi nuk mund të ripërdoren.

Jacob dha disa nga këshillat e tjera të tij kryesore, të cilat përfshijnë gjithashtu mos përdorimin e jastëkëve dekorativë në shtrat.

Ai tha: “Këta nuk pastrohen kurrë dhe kryesisht vendosen në dysheme nga mysafirët – janë të pista”. /Telegrafi/

Exit mobile version