Site icon Telegrafi

Eksperti gjerman arrin në KEK

Eksperti gjerman që pritet ta saktësojë problemin e turbinës të bllokut “B2” të termocentralit “Kosova B” ka arritur dje.

Eksperti në fjalë është vetëm monitorues, ndërkohë e gjithë puna do të kryhet nga ekspertët e KEK-ut, shkruan KlanKosova, duke u thirrur në burime të sigurta brenda KEK-ut.

Sipas mediumit në fjalë, gjatë ditëve në vijim pritet të saktësohet data e sanimit dhe e rikthimit në punë të njësisë prodhuese “B2”.

Ndërsa, sa i përket situatës me energjinë, kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë të diel tha se e kupton frustrimin e qytetarëve, por që sipas tij, këto janë shkak i qeverive të kaluara.

Ndërkohë situata energjetike është rënduar ditëve të fundit kur janë kthyer edhe reduktimet e energjisë, në disa vende deri në 12 orë.

Siç është thënë, rëndimi i situatës energjetike në vend ka ardhur edhe si pasojë e rënies së prodhimit vendor, rritjes së çmimit të energjisë së importit dhe interferimeve nga Serbia në linjën interkonektive.

Exit mobile version