Një ekspert i financave të futbollit ka dhënë verdiktin e tij mbi atë se me sa pikë mund të dënohet Manchester City në rast se shpallen fajtor për thyerje të rregullave të Ligës Premier.
Seanca për thyerjet e dyshuara të rregullave nga City u mbajt përball një komisioni të pavarur mes shtatorit dhe dhjetorit të vitit 2024.
Akuzat kryesisht ishin të lidhura për një periudhë nëntë vjeçare, e cila filloi në vitin 2019 dhe mbaroi në 2018, ku City u akuzua me një sërë thyerjesh të rregullave.
‘Qytetarët’ u tha se kanë dështuar të dhurojnë informacione të sakta dhe detaje për pagesat që janë bërë ndaj lojtarëve dhe trajnerëve, duke thyer rregullat e profitit dhe qëndrueshmërisë (PSR) duke përfshirë edhe ‘fair-play’ financiar si dhe nuk kanë bashkëpunuar në hetimet e Ligës Premier.
Tani, eksperti i financave të futbollit Kieran Maguire ka dhënë verdiktin e tij mbi akuzat dhe dënimin e mundshëm të Cityt, nëse ata shpallen fajtor.
“Numri 115 është bërë pjesë e folklorit, që është mjaft e çuditshme sepse A: ka 130 akuza dhe B: aktualisht janë vetëm tri”,
“Në rast se shpallen fajtor, dënimi me gjasë do të jetë shumë më i ashpër se sa ai që kanë marrë Everton dhe Nottingham Forest”.
“Kështu që, duhet të jetë një zbritje e pikëve nëse shpallen fajtor. Mendoj se po shikojmë tek heqja e pikëve, diku në regjionin e 60 deri 100 pikëve”, ka thënë Maguire./Telegrafi/