Bëni filtër në Instagram dhe ankthit tuaj i vjen fundi
Për selfie të përsosur ju mjafton vetëm një filtër, thekson artisti i famshëm i grimit Patrick Ta, transmeton Telegrafi.
Patrick ka punuar me shumë manekine dhe persona të famshëm dhe thotë që për selfie të përsosur më i mirë është “filtri i kuq”, përkatësisht ngjyra e kuqe e cila nuk gjendet në filtrat bazë të Instagramit, por në seksionin për rregullim në kategorinë e “ngjyrave”.
Ai për Pop Sugar ka zbuluar që filtri i kuq përmirëson vijat e fytyrës dhe thekson grimin dhe ofron dukje natyrore në fotografi.
Pra, e gjitha që duhet të bëni për selfie të përsosur është që të shkoni në seksionin e rregullimit në Instagram, përkatësisht “edit” dhe në kategorinë “color” të zgjidhni të kuqen.
Nëse edhe një herë e prekni këtë ngjyrë, do të mundeni ta rregulloni edhe intensitetin e saj. /Telegrafi/