Site icon Telegrafi

Eksperiment social që nuk duhet humbur: Çfarë ndodh nëse i ofron shumë para një tifozi (Video)

Se dashuria ndaj klubit nuk mund të tjetërsohet ka treguar edhe një eksperiment social me disa tifozë.

Në fakt, Budnesliga gjermane ka dashur të testoj tifozët e tre skuadrave të mëdha për besnikërinë e tyre ndaj klubit.

Një i Bayern Munichut, një i Borussia Dortmundit dhe tifozi i Borussia Moenchengladbachut ishin para një sprove të madhe.

Të tre janë vënë përpara një zgjedhjeje të vështirë. U është bërë një ofertë që shkon deri në 200 mijë euro, udhëtime të paguara dhe një makinë për të ndërruar skuadrën që bëjnë tifo.

E dini çfarë ka ndodhur? Shihni një video të përgatitur nga vetë Bundesliga.

Ndryshe, skuadrat e ligës elitare gjermane kanë numrin më të madh të shikuesve për ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version