Telegrafi

Eksperienca e ngasjes së makinës në pistën e garave (Video)

Lewis Hamilton e ka publikuar filmimin, që e ka realizuar gjatë një gare të zhvilluar në Melbourne të Australisë.

Në të shihet piloti fitues i shumë çmimeve, teksa lëviz me shpejtësi dhe ia del të manovrojë me lehtësi modelin e punuar nga Mercedes.

Kamera që ka në njërën anë, tregon eksperiencën e lëvizjes nëpër shteg si dhe urdhëresat që i japë në timonin me ekran të gjerë.

Mënyra se si lëviz Hamilton, ka bërë që të jetë i kërkuar nga shumë kompani automobilistike dhe t’i ofrojnë kontrata shumë të mëdha. /Telegrafi/