Super talenti kosovar, Bersant Celina do të vazhdoi të mbetet pjesë e Manchester Cityt.
Sulmuesi i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës ka debutuar me skuadrën e parë këtë edicion në Kupën FA dhe në Ligën Premier.
Kështu duke se City nuk e ka ndërmend ta lëshoi atë dhe i ka ofruar kontratën e re për ta nënshkruar, transmeton Telegrafi.
Burime të Telegrafit kanë bërë me dije se Celina ka pranuar kushtet e kontratës dhe do të nënshkruajë gjatë ditëve të ardhshme kontratë të re për katër vite e gjysmë.
“Bersanti do të nënshkruajë kontratë të re me Cityn për 4,5 vite. Ai do të përfitojë edhe një pagë disa herë më të madhe se që fiton tani”, deklaroi ky burim për Telegrafin.
“Ende nuk është vendosur e ardhmja e tij nëse do të huazohet apo do të mbetet tek City. Kjo gjë do të varet nga Guardiola i cili do ta marrë në fazën përgatitore pastaj do të vendos për Bersantin”, tha ky burim për Telegrafin.
Kujtojmë që djaloshi i artë nga Prizreni llogaritet si talenti më i madh kosovar viteve të fundit, ndërsa në debutimin e tij në Ligën Premier asistoi për Kun Agueron i cili shënoi gol në humbjen ndaj Leicester Cityt. /Telegrafi/