Telegrafi

Ekskluzive! Kozniku i ftuari special, do ta shikojë ndeshjen me babanë e Modricit (Foto)

Kroacia dhe Portugalia do të takohen sonte në Euro 2016.

Takimi i cili do të zhvillohet në stadiumin Stade Bollaert-Delelis, do ta përcjellin shumë fansa të dyja kombëtareve.

Mesin e tyre është edhe legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku, i cili dikur ishte reprezentues i Kroacisë.

Telegrafi ka mësuar se Kozniku së bashku me disa ish-futbollistë do të jenë të pranishëm në stadium, përkatësisht gjenerata e artë e vitit 1998, ku Krocia zuri vendin e tretë në botë.

Para takimit të lartpërmendur, 48-vjeçari është takuar me babën e mesfushorit kroat, Luka Modric, Stipen, xhaxhanë e futbollistit dhe një ministër të Qeverisë së Kroacisë.

Kozniku ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet përkrah yjeve kroate, Ivan Perisic, Marko Pjaca si dhe disa zyrtarëve të tjerë kroatë.

Kujtojmë se takimi fillon në ora 21:00 dhe është i vlefshëm për 1/8 e finales së evropianit të futbollit, i cili po mbahet në shtetin francez. /Telegrafi/

Ivan Perisic

Marko Pjaca