Site icon Telegrafi

Ekipit rus në CS:GO, nuk i lejohet të marr pjesë me emrin që kishin, vendosin të garojnë me emër tjetër në turneun ESL Pro League

Lojtarët e ekipit të CS:GO, Gambit do të garojnë në sezonin 15 të ESL Pro League me një emër neutral, pas vendimit të ESL për të mos lejuar ekipet që kanë lidhje me qeverinë ruse në organizimet e tyre.

Ekipi i Gambit ka lëshuar një deklaratë në Twitter, duke zbuluar se nuk do t’i pengojnë që lojtarët e tyre të marrin pjesë në ESL Pro League me një emër neutral.

Njoftimi vjen pasi ESL ndaloi organizatat me lidhje me qeverinë ruse të përfaqësoheshin në sezonin në vazhdim të ESL Pro League, duke identifikuar Virtus.pro dhe Gambit si dy skuadrat e prekura.

Të njëjtin vendim e ka marrë edhe ekipi i VirtusPro të cilët pak ditë më parë deklaruan se lojtarët e tyre do të garojnë në ESL Pro League me emrin e ri “Outsiders”.

Nuk është zbuluar ende se çfarë emri do të përdorin ekipi me lojtarët rus, ndërkaq ndeshjen e parë në kuadër të ESL Pro League do ta zhvillojnë me datën 23 mars kundër ekipit Party Astronauts duke filluar nga ora 12:30.

Ekipi i Gambit për momentin renditet në vendin e dytë në listën botërore të ekipeve më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version