Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Serbinë në Kaliningrad nga ora 20:00.
Tashmë ekipi i Zvicrës ka arritur nga hoteli në stadiumin Baltik Arena të Kaliningradit.
Shaqiri duket i fokusuar për këtë duel të madh për kombëtaren helvete.
Zvicra publikoi edhe formacionin zyrtar ku Petkovic vendosi të luajë me të njëjtën përbërbje si ndaj Brazilit që siguroi barazimin.
Brazili kryeson grupin me 4 pikë, një më shumë se Serbia dhe tri më shumë se Zvicra pas fitores ndaj Kosta Rika.
Gjyqtar i takimit është Felix Brych, kurse temperatura në Kaliningrad është 15 shkallë celsius.
/Telegrafi/