Telegrafi

Ekipi i video-lojës Apex Legends, EsportArena ka thyer rekord në ligën e Amerikës Veriore

Ngjarja e ALGS 2022 Split 2 do të mbahet drejtpërdrejt në një finale LAN më vonë gjatë këtij viti, ku 200 ekipe nga e gjithë bota do të luftojnë për 40 vende të “Play-Off”-it, i cili do të mbahet në maj të këtij viti.

Në javën e parë të Apex Legends split 2 Pro League të Amerikes Veriore, ekipi Esports Arena ka arritur të shfaqë një lojë fantastike duke u radhitur në vendin e tretë në tabelë.

Ata arritën të fitojnë katër ndeshje, dy në mapin Stormpoint dhe dy në Worlds Edge, duke dominuar gjatë gjithë ditës.

Ekipi më i mirë i ditës së diel ishte padyshim ekipi Esports Arena, skuadra, e cila zuri vendin e tretë, theu të gjitha rekordet, me një total prej 123 pikësh në një ditë të vetme lojë, është rezultati më i lartë ndonjëherë në Apex Legends: Split 2 Pro League të Amerikës Veriore. /Telegrafi/