A mund ta paramendoni një skuadër pa trajner dhe formacionin që e krijojnë tifozët.
Kështu ndodh me ekipin britanik të United London FC, e cila tradicionalisht nuk ka pasur një trajner në krye të klubit.
Tifozët e skuadrës përmes një votimi në ueb-faqen zyrtare zgjedhin formacionin ideal bazuar në statistikat e futbollistëve, transmeton Telegrafi.
Deri më sot, më shumë se dymijë persona janë tifozë zyrtarë të klubit, i cili ka luajtur ndeshjen e parë në fillim të shtatorit, ku kanë fituar me rezultat 5:0.
Mbështetësit vijnë nga shtete dhe kontinente të ndryshme të tilla si Australia, Argjentina, Brazili, Kanada, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, me avancimin e teknologjisë, pritet që edhe zëvendësimet gjatë ndeshjeve të bëhen nga votimet e tifozëve.
Klubi ka vetëm president, i cili përkujdeset për sjelljen e sponsorëve dhe krijimin e disa kushteve elementare.
Aktualisht ekipi bën pjesë në Essex Premier League, përkatësisht ligën e 12-të Anglisë dhe pretendohet të jetë klubi i vetëm në botë pa trajner.
https://www.youtube.com/watch?v=TwiDPsWxBmM