Telegrafi

Ekipi ukrainas Na’Vi thuhet se janë duke eksploruar për ndryshime në listën e CS:GO

(Foto: HLTV)

Pas dështimit në BLAST Paris Major, siç duket skuadra ukrainase do të bëj disa ndryshime në formacionin e CS:GO.

Na’Vi do të ndaj rrugët me trajnerin e CS:GO, Andrij “B1ad3” Ghorodensjkyj dhe lojtarin e ri Andrij “npl” Kukharsjkyj, sipas një raporti nga John Knyaziev në platformën e mediave sociale VK.

Ky informacion, i parë për herë të parë nga Escore News , vjen një javë pas paraqitjes së dobët të ekipit Na’Vi në BLAST Paris Major.

Skuadra ukrainase u eliminua nga FaZe Clan në fazën Legends Stage më 16 maj.

Siç duket paraqitjet jo të mira të skuadrës, do të dërgojnë në ndryshime, e që pritet të jenë largimi i trajnerit dhe i lojtarit të ri npl.

Një ndryshim i mundshëm nuk është konfirmuar ende nga skuadra e Na’Vi, mirëpo mundësit janë të mëdha pas formës së tyre të dobët së fundmi. /Telegrafi/