Site icon Telegrafi

Ekipi Tundra Esports shpallet kampioni i turneut më të madh të Dota 2 – The International

Ekipi Tundra Esports është shpallur kampion u turneut The International për vitin 2022, duke fituar çmimin prej më shumë se 8 milion dollarësh.

The International 2022 u mbajt në Singapor, ku 20 skuadra garuan për një grup çmimesh që arrin vlerën më shumë se 18 milion dollarë, ku u përcoll nga më shumë se një milion shikues në kohë reale.

Ndeshja finale u zhvillua në mes të Tundra Esports dhe Team Secret, ku gjithë kohës ekipi Tundra Esports ishte në dominim.

Pas tri mapave të luajtura ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3-0 me mapa për ekipin Tundra Esports, të cilët fituan çmimin rreth 8.4 milion dollarë.

Ekipi Team Secret të cilët përfunduan garën në vendin e dytë fituan çmimin prej 2.4 milion dollarësh, ndërsa në vendin e tretë Liquid fitoi gjithsej 1.7 milion dollarë.

Ky është formacioni i ekipit fitues Tundra Esports: skiter, Nine, 33, Saksa, and Sneyking.

/Telegrafi/

Exit mobile version