Telegrafi

Ekipi i shtatë në CS:GO NiP, përshëndet Bad News Eagles nga Majori me fjalë të mëdha: Befasuat botën

Kualifikimi në turneun më të madh të CS:GO, beri që shumë ekipe dhe emra të famshëm të përkrahin ekipin Bad News Eagles.

Njëri nga ekipet i cili çdoherë shprehu përkrahje për ekipin shqiptar, ishte ekipi suedez NIP i cili renditet në vendin e shtatë në ranglistën botërore të CS:GO, të cilët parmes rrjeteve social e mbështeten ekipin Bad News Eagles.

Pasi ekipi shqiptar u eliminua ku u mposht nga ekipi Imperial, nuk munguan përsëri fjalët e mira nga ekipi suedez NiP, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fitimet e ekipit Bad News Eagles nga turneu më i madh i CS:GO

“Ju befasuat botën dhe luftuat si legjendar të vërtetë. Shihemi së shpejti”, shkroi ekipi NiP në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Kjo nuk ishte hera e parë që ekipi NiP përkrahi djemtë shqiptarë, pasi para fillimit të fazës ‘Challengers Stage’ të turneut Major, NiP postoi një foto të animuar ku shihej fanella e ekipit të bNe, duke shkruar se do të bëjnë tifo për ekipin shqiptar. /Telegrafi/