Ka përfunduar Spliti më dominant i ligës League of Legends Champions Korea, me ekipin T1 në krye.
Ekipi korean ka mposhtur ekipin GenG me rezultat 3-1 në finalet e mëdha të LCK Spring Split 2022 ditën e shtunë, duke e bërë atë ekipin e parë që kualifikohet për 2022 Mid-Season Invitational që pritet të fillojë nga data 10 maj.
Ndeshja ndërmjet ekipit T1 dhe GenG ishte një ripërsëritje e finaleve të pranverës së LCK 2020, ku fitues doli ekipi T1.
2022 #LCK SPRING CHAMPIONS, @T1LoL!
🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆…🏆 pic.twitter.com/1XuyGBhmWd
— LCK (@LCK) April 2, 2022
T1 hyri në këtë finale pas një rekordi 18-0 në sezonin e rregullt të LCK, dhe u përball me ekipin e tyre rival GenG, dhe në fund arritën të dalin fitues për të treguar kështu sezonin më dominues ndonjëherë në ligën e LCK.
Ekipi T1 tani do të kërkojë të vazhdojë dominimin e tyre në LCK në skenën ndërkombëtare në Mid-Season Invitational i cili do të mbahet në qytetin Busan të Koresë së Jugut, ku ata do të kenë mundësinë e tyre të parë për të fituar një ngjarje të madhe ndërkombëtare në vendin e tyre. /Telegrafi/