Site icon Telegrafi

Ekipi suedez NIP është eliminuar nga gara në turneun IEM Katowice CS:GO

Pas humbjes nga ekipi Outsiders, NIP tani janë eliminuar nga turneu IEM Katowice që po mbahet në Poloni.

Pas humbjes me rezultat 2-1 nga ekipi Outsiders, NIP janë eliminuar nga IEM Katowice, duke ju bashkuar skuadrave si BIG dhe Cloud9.

Kjo është ngjarja e dytë që ekipi NIP po garojnë me lojtarin e ri ukrainas ‘headtr1ck’, dhe hera e parë me k0nfig, i cili e zëvendësoi hampus së fundmi.

Outsiders me këtë fitore do të kenë edhe një mundësi tjetër, ku do të përballen me ekipin OG, nesër (e martë).

Gara sa shkon e bëhet më e vështirë në IEM Katowice, pasi ky është turneu i parë i madh për vitin 2023 në CS:GO.

Vlera e cila shpërndan ky turne për ekipet pjesëmarrëse arrin 1 milion dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version