Site icon Telegrafi

Ekipi suedez GODSENT ka prezantuar listën e re të CS:GO

GODSENT janë rikthyer përsëri me një formacion të përberë nga lojtarë suedez.

Organizata ishte pa një ekip që nga qershori 2022, ndërkaq u përfol se pjesë e tyre do të bëhej ekipi shqiptar Bad News Eagles, mirëpo këto dolën të jenë vetëm thashetheme.

Më parë pjesë e skuadrës ishin lojtarët brazilian, ku shumica prej tyre kaluan tek ekipi 00Nation.

Ekipi i ri i GODSENT do të ketë në krye ish kapitenin e ekipit fnatic, Maikil ‘Golden’ Selim, i cili tash e tutje do të jetë në rolin e trajnerit.

Pjesë e skuadrës është edhe ish lojtari i NIP, Nicolas “⁠Plopski⁠” Gonzalez Zamora, veterani William “⁠draken⁠” Sundin, Alfred “⁠RuStY⁠” Karlsson, lojtari i akademisë së NIP, Erik “⁠ztr⁠” Gustafsson dhe ish lojtari i ekipit MONTE, Joel “⁠joel⁠” Holmlund.

Ky është formacioni i ekipit të ri të GODSENT:

Erik “⁠ztr⁠” Gustafsson

William “⁠draken” Sundin

Alfred “RuStY” Karlsson

Nicolas “⁠Plopski” Gonzalez Zamora

Joel “⁠joel” Holmlund

Maikil “Golden” Selim (trajner)

Exit mobile version