Telegrafi

Ekipi suedez fiton në udhëtim, feston me vetëm një tifoz i cili udhëtoi 1200 kilometra (Foto)

Ekipi suedez Gefle ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Kalmari me rezultat 1-0.

Por, festa e ekipit mysafir ishte thjesht epike.

Ata nuk hezituan që të afrohen te vetëm një tifoz i cili kishte udhëtuar 1200 kilometra për ekipin në anën tjetër të Suedisë ku u zhvillua dueli.

Epike! Vetëm 1 tifoz udhëtoi 1200 kilometra rreth e qark Suedisë për ta shikuar ekipin e tij Geflen drejt fitores, dhe lojtarët festuan me të! Foto: 101GreatGoals

Fitorja e madhe e Gefles jo vetëm që gëzoi tifozin, por prania e tij mahniti lojtarët, të cilët u grumbulluan dhe festuan me të dhe e falënderuan për pjesëmarrje në udhëtim të largët, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet e Lojtarëve!

Kjo foto epike dhe gjesti fenomenal i lojtarëve të Gefles tregon edhe një herë se futbolli është më shumë se sa sport.

Keni udhëtuar ju për skuadrën e zemrës në një stadium të largët? Na tregoni eksperiencat tuaja… /Telegrafi/