Ekipi suedez Gefle ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Kalmari me rezultat 1-0.
Por, festa e ekipit mysafir ishte thjesht epike.
Ata nuk hezituan që të afrohen te vetëm një tifoz i cili kishte udhëtuar 1200 kilometra për ekipin në anën tjetër të Suedisë ku u zhvillua dueli.
Fitorja e madhe e Gefles jo vetëm që gëzoi tifozin, por prania e tij mahniti lojtarët, të cilët u grumbulluan dhe festuan me të dhe e falënderuan për pjesëmarrje në udhëtim të largët, shkruan Telegrafi.
Kjo foto epike dhe gjesti fenomenal i lojtarëve të Gefles tregon edhe një herë se futbolli është më shumë se sa sport.
Keni udhëtuar ju për skuadrën e zemrës në një stadium të largët? Na tregoni eksperiencat tuaja… /Telegrafi/