Ekipi i Spanjës ka mbërritur në Madrid të mërkuren në mbrëmje nga Katari, pas eliminimit nga Kampionati Botëror.
Kupa e Botës për Spanjën ka përfunduar në fazën e 1/8-tës, pasi janë mposhtur 3-0 me penallti nga Maroku, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 0-0.
Kjo është ndoshta befasia më e madhe deri tani në Kampionatin Botëror dhe kampi spanjoll është i tronditur.
Pas eliminimit, ekipi i Spanjës ka mbërritur në Madrid të mërkurën mbrëma nga Katari dhe ndryshimet mund të fillojnë nga dita e sotme (e enjte).
Sipas një video të publikuar nga gazeta Marca, trajneri Luis Enrique shihet teksa jep lamtumirën lojtarëve që u kthyen me ekspeditën e ekipit.
🔚 Se acabó. Los integrantes de la @sefutbol se despiden tras aterrizar en el aeropuerto de Barajas procedentes del Mundial de #Qatar2022
📹 Elena Fernández pic.twitter.com/VVpVhlJRmB
— MARCA (@marca) December 7, 2022
Enrique gjithashtu është përshëndetur edhe me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, si dhe stafin e tij.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë edhe emra të ndryshëm që mund ta pasojnë Enriquen në rolin e trajnerit të La Roja. /Telegrafi/