Telegrafi

Ekipi shqiptar rinovon kontratën me golashënuesin më të mirë të Superligës së Maqedonisë

Një ditë pasi fituan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, Voska Sport vjen me një lajm tjetër të mirë.

Skuadra shqiptare ka rinovuar kontratën me sulmuesin Aleksa Marusic, aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Voska përmes faqes zyrtare ka njoftuar se presidenti i klubit Nefi Useini dhe Aleksa Marusic kanë firmosur kontratë të re dhe malazezi do të vazhdoj të mbetet pjesë e klubit shqiptar edhe në të ardhmen, duke mos bërë të ditur detaje tjera.

Marusic te Voska u transferua në verën e vitit të kaluar dhe këtë sezon numëron 13 gola dhe 3 asiste në 25 paraqitje me fanellën e ekipit shqiptar, duke kryesuar kështu edhe renditjen e golashënuesve në Superligën e Maqedonisë./Telegrafi/