Bad News Eagles kanë njoftuar sot (e mërkurë) se janë duke krijuar organizatën e tyre me të njëjtin emër, ky vendim vjen pasi kaluan gjashtë muaj në kërkim të një shtëpie të re, që nga dalja e tyre nga ekipi BLINK.
Pas arritjes historike duke u bërë pjesë e turneut më të madh të CS:GO të quajtur Major, ekipi Bad News Eagles ka fituar zemrat e fansave të shumtë nga e gjithë bota.
Së fundmi ekipi shqiptar ishte në kërkim të një organizate, ku sipas tyre ata ishin shumë afër të nënshkruanin me dy prej tyre, por një gjë e tillë nuk ndodhi, e shkaku kryesor duket të jenë kërkesat e ekipit Bad News Eagles.
Gjatë periudhës sa ishte pa organizatë, ekipi Bad News Eagles arriti që të renditet në vendin e 18 –të të ranglistës botërore të CS:GO.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ekipi shqiptar ka njoftuar se nuk do të kërkojnë më për ndonjë organizatë, dhe se do të krijojnë organizatën e tyre me emrin e njëjtë Bad News Eagles.
The future of Bad News Eagles! pic.twitter.com/qqR8zp3mdG
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) August 24, 2022
“Pas paraqitjeve tona në PGL Antwerp Major, dhe me rezultatet e ekipit në ngjarjet tjera, një numër i madh i konsiderueshëm ofertash erdhi nga organizata dhe sponsorë të ndryshëm”.
“Sot erdhëm në përfundim se ne do të vazhdojmë me emrin Bad News Eagles, si organizata jonë që kemi kontroll të plotë mbi të. Me këtë mendim, ne do të bëjmë zyrtarë sponsorët tanë kur çdo gjë të jetë e nënshkruar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunëtorë të mundshëm për organizatën Bad News Eagles”.
Bad News Eagles do të jenë pjesë e RMR të turneut Major, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit, ata janë pjesë e grupit A së bashku me ekipin numër një në botë FaZe. /Telegrafi/