Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK do të përballen me ekipin Nexus në Play-Off të turneut të CS:GO – European Pro League

Pas dy fitoreve radhazi, BLINK kanë siguruar pjesëmarrjen në Play-Off, dhe tani do të përballen me ekipin rumun Nexus.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me datën 15 prill, duke filluar nga ora 10:00 në formatin ‘Bo3’.

Fituesi i ndeshje do të kaloj në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’ në turneun European Pro League.

BLINK përfunduan fazën e grupeve në vendin e parë, ku ishin pjesë e grupit C.

Ndeshja e tyre e radhës do të transmetohet në kanalin zyrtar të European Pro League.

Ky turne shpërndan çmime në vlerë prej 20.000 dollarësh për skuadrat pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Exit mobile version