BLINK janë mposhtur nga ekipi ENCE Academy në ndeshjen finale të European Pro League 2nd Division.
Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo5’ dhe përfundoi me fitore të ekipit ENCE me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje nga ekipi shqiptar ishte Kujtim ‘gulito’ Durmishi me 74 eliminime.
Në vendin e dytë ekipi BLINK ka fituar çmimin prej 3.000 dollarësh, ndërsa ekipi fitues ENCE Academy ka fituar 5.000 dollarë.
Kjo ishte finalja e parë e ekipit shqiptar në turne ndërkombëtar, ndërsa vazhdojnë të jenë pjesë e turneve të shumtë kualifikues. /Telegrafi/