Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK mposhtet nga 4Glory në turneun e CS:GO në Kroaci

Ndeshja e parë nuk ka shkuar edhe aq mirë për ekipin shqiptar BLINK, në turneun Adria CS:GO, i cili po mbahet në qytetin Zagreb të Kroacisë.

Ekipet po garojnë për një grup çmimesh prej 10.000 euro në turneun Adria CS:GO, ndeshja e parë në mes të BLINK dhe 4Glory përfundoi në të mirë të ekipit kundërshtar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Mapi i parë përfundoi me rezultat 16-6 në të mirë të 4Glory, ndërsa në mapin e dytë në vazhdime ekipi BLINK arriti të barazoi për ta dërguar ndeshjen në mapin e tretë dhe vendimtar.

Mapi i tretë përfundoi me rezultat 16-8 në të mirë të ekipit 4Glory, të cilët edhe kaluan në finale të ‘Upper Bracket’ .

Ndërkaq ekipi BLINK do të zhvilloj ndeshjen e tyre të radhës sot (e premte) në ‘Lower Bracket’ ku e presin humbësin e ndeshjes XTEAM kundër Monad. /Telegrafi/

Exit mobile version