Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK mposht BlueJays dhe siguron pjesëmarrjen në turneun LAN në Kroaci

Pas një ndeshje të ngushtë në formatin ‘Bo3’, ekipi BLINK ka arritur që të fitojë ndaj ekipit nga Maqedonia, BlueJays.

Këtë ndeshje ekipi shqiptar e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për t’u bërë ekipi i dytë i cili ka siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’ të turneut Adria, i cili do të mbahet në qytetin Zagreb të Kroacisë.

Ekipi tjetër i cili është kualifikuar për në Kroaci, është ekipi tjetër shqiptar XTEAM, të cilët ndeshjen vendimtare e fituan ndaj ekipit BLINK.

Në Kroaci ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 10.000 euro, ku 5.000 prej tyre do të shkojnë për fituesin e vendit të parë.

Ndeshjet e turneut LAN do të fillojnë me datën 29 Korrik, dhe do të transmetohen në kanalin zyrtar të Adria në platformën Twitch.


Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit shqiptar BLINK:

Kujtim “gulito” Durmishi
Ensar “Caley” Ersuzi
Bledar “BledarD” Dula
Valon “valoN9” Etemi
Aulon “Kraben” Fazlija
Babjet “malware” Muçaj (trajner)


/Telegrafi/

Exit mobile version