BLINK është shumë afër për t’u bërë kampion i turneut për ekipet e Ballkanit Adria CS:GO, tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen pasi siguruan tri fitore në fazën e grupeve.
Në këtë turne ekipet janë duke garuar për një grup çmimesh rreth 5.000 eurosh, ku dy ekipet finaliste do të përballen ndaj njëra tjetrës në Kroaci.
Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi tjetër ILLYRIANS të cilët përfunduan garën në vendin e pestë, pas humbjes ndaj ekipit Zero Tentacity.
Last #A1AdriaLeague #CSGO playday #ILLYRIANS reverse swept #GamePub and powerful @TeamBLINK_ overcame #VeležMostar!
We still have the last match of the group stage – #ZeroTenacity vs ILLYRIANS! Who will prevail and join the best teams in the playoffs?
📺https://t.co/pWRCmLZUWS pic.twitter.com/eWOJlzRAo3
— A1 Adria League (@A1adrialeague) October 26, 2022
Ende nuk dihet ekipi me të cilin do të përballet ekipi BLINK në gjysmëfinale, por finalja e madhe pritet të mbahet me datën 13 nëntor në Kroaci.
Në gjysmëfinale së bashku me ekipin BLINK janë ekipet: iNATION, KTRL dhe Zero Tentacity. /Telegrafi/