Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK ka siguruar finalen në turneun e CS:GO – European Pro League

BLINK kanë mposhtur ekipin Viperio për të kaluar në finale të turneut European Pro League 2nd Division.

Pas një ndeshje shumë interesante në formatin ‘Bo3’, ekipi BLINK arritën që të fitojnë me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte lojtari 17 vjeçar, Aulon ‘krabeni’ Fazlija me 42 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.50.

BLINK janë ekipi i parë që ka siguruar finalen në turneun European Pro League 2nd Divison, dhe tani e presin fituesin e ndeshjes Viperio – ENCE Academy.

Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 10.000 dollarësh, ku 5.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/