Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK fiton ndeshjen e dytë në turneun kualifikues për CCT Central Europe Series

(Foto: HLTV)

Pas dy fitoreve radhazi ekipi BLINK, është edhe më afër që të kualifikohet në turneun CCT Central Europe Series CS:GO, ku të ftuar janë edhe dy ekipet tjera shqiptar Bad News Eagles dhe XTEAM.

Në ndeshjen e parë të këtij turneu kualifikues ekipi BLINK u përball me Entropiq Prague, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndërsa në ndeshjen e dytë sot (e shtunë) mposhti ekipin los kogutos me rezultat 2-1 me mapa, për të kaluar fazën e grupeve, dhe nesër (e diel) do të përballet vendin e dytë të grupit A me ekipin Paloma.

Në turneun kryesorë 24 skuadra do të garojnë për një grup çmimesh rreth 50.000 dollarë, ku tashmë të ftuara janë dy ekipet shqiptare Bad News Eagles dhe XTEAM.

Turneu do të zhvillohet nga data 22 gusht deri më 4 shtator kur edhe do të mësohet fituesi.

Me fitoren ndaj ekipit los kogutos ekipi BLINK ka përfunduar fazën e grupeve në vendin e parë, dhe tani është duke garuar për të kaluar në fazën tjetër “Swiss-Stage”. /Telegrafi/

Exit mobile version