Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin e katërt në ranglistën botërore G2, në ndeshjen kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO

(Foto: HLTV)

Një ndër ekipet më të mira të botës në CS:GO do të jetë kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar, të cilët po kërkojnë kualifikimin në Majorin e CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Pas fitores ndaj Entropiq dhe humbjes nga ekipi NiP, tani Bad News Eagles po kërkojnë dy fitore radhazi për të siguruar pjesëmarrjen në turneun Major i cili do të mbahet në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Kundërshtari i tyre i radhës është një ndër ekipet më të mira të botës, G2, të cilët njëjtë sikur ekipi shqiptar kanë një ndeshje të fituar dhe një të humbur, për t’u kualifikuar në Major ekipi duhet të ketë tri ndeshje të fituara, ndërsa ekipi me tri ndeshje të humbura eliminohet.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e premte) në formatin ‘best-of-one’ duke filluar nga ora 11:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin e streamerit Xhoci, si dhe në kanalet zyrtare të PGL në Twitch dhe YouTube.

Kanali i streamerit Xhoci: twitch.tv/xhocii

Më poshtë i gjeni formacionet e dy ekipeve:


Bad News Eagles

Flatron “juanflatroo” Halimi

Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)


G2

Audric “⁠JACKZ⁠” Jug
Nemanja “⁠huNter-⁠” Kovac
Nikola “⁠NiKo⁠” Kovac
Ilya “⁠m0NESY⁠” Osipov
Aleksi “Aleksib“ Virolainen


/Telegrafi/

Exit mobile version