Tashmë të gjithë po presin me padurim ndeshjen e parë të ekipit më të mirë shqiptar në CS:GO, të cilët po shkruajnë historinë dita ditës, kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e ndeshjes të yjeve shqiptar Bad News Eagles kundër ekipit rus Entropiq.
Bad News Eagles tashmë ndodhen në Rumani duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të parë në kuadër të PGL EUROPE RMR B, turne kualifikues ky për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, i cili do të mbahet në maj, dhe do të shpërndaj çmime në vlera rreth 1.000.000 euro.
Ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles do të fillojë nesër (e enjte) nga ora 11:00, me kundërshtarin i cili tashmë është i njohur për ta, pasi janë përballur edhe më herët në turne online, dhe janë ne barazi sa i përket ndeshjeve të fituara 1-1.
Ndeshja do të transmetohet nga streameri i ekipit Bad News Eagles, Ernest “xhocii” Xhoci, në kanalin e tij twitch.tv/xhocii si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.
Përbërja e ekipit Bad News Eagles:
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)
/Telegrafi/