Pas fitores fantastike ndaj ekipit SINNERS, tani në finale ekipi shqiptar do të përballet me një tjetër ekip çek, për çmimin prej 20.000 dollarësh në turneun e CS:GO TipSport Prague 2022.
Kundërshtari i radhës nuk është aspak i panjohur për ekipin Bad News Eagles, pasi së fundmi janë takuar në turneun Elisa Fall Invitational, ku ekipi shqiptar doli fitues me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ndeshja finale ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet me datën 18 shtator, e diel, duke filluar nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’.
Favorit për ta fituar ndeshjen dhe çmimin e vendit të parë, pa dyshim se është ekipi Bad News Eagles, të cilët renditen në vendin e 30 –të në ranglistën botërore të CS:GO, 24 vende më poshtë se ekipi nga Çekia.
MAJOR flashbacks but not for us!
We take the victory against @SINNERS_Esports
and we are in the Grand-Final of Tipsport Prague Cup 2022.
See you tomorrow at 18:30 CET.#bNE🦅 pic.twitter.com/oFFUIjDdHu— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) September 17, 2022
Turneu TipSport Prague 2022, është duke u zhvilluar në qytetin Pragë të Çekisë, ku katër ekipe po garojnë për një grup çmimesh prej 37.000 dollarësh.
Ndeshja finale ndërmjet Bad News Eagles dhe ECLOT do të transmetohet në kanalin zyrtar të PlayzoneTv në platformën Twitch, si dhe në kanale të ndryshme të streamerave shqiptar me komentim në shqip.
Ky është formacioni i ekipit shqiptar Bad News Eagles:
Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci
Rigon ‘rigoN‘ Gashi
Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci
Sener ‘SENER1‘ Mahmuti
Klesti ‘stikle‘ Kola (trajner)
/Telegrafi/