Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles sot përballet me ekipin francez Falcons në kuadër të turneut ESL Challenger CS:GO

(Foto: HLTV)

Pas fitoreve në ndeshjet e fundit në turne të ndryshëm, ekipi Bad News Eagles tani ka një përball të papërshtatshëm, ku po garojnë për t’u kualifikuar në njërën nga ligat më të mëdha të CS:GO në botë.

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe Falcons do të zhvillohet në kuadër të grupit B në ESL Challenger League, ku të dyja ekipet tashmë numërojnë nga një fitore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ sot (e martë) duke filluar nga ora 19:00.

Për momentin renditjen më të mirë në ranglistën botërore të CS:GO e mbanë ekipi shqiptar të cilët renditen në vendin e 31 –të ndërsa ekipi francez renditet në vendin e 34 –të.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin ESL në platformën Twitch.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, ekipi bNe pritet të udhëtojë për në Pragë, ku do të garojnë në turneun TipSport Prague 2022 me datën 17 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version