Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles shënon fitore ndaj ekipit serb iNation

Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e parë në turneun kualifikues për BLAST Premier Spring CS:GO.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo1’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 19-17 në të mirë të ekipit Bad News Eagles.

Dyshja Flatron ‘juanflatroo’ Halimi dhe Rigon ‘rigoN’ Gashi ishin kyç në fitoren e ekipit shqiptar.

Kjo ishte ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles në turneun kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023.

Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballen me ekipin bullgar VOYVODA. /Telegrafi/

Exit mobile version