Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles mposhtet nga MASONIC dhe humb mundësinë për t’u kualifikuar në turneun e CS:GO në Barcelonë

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles u mposhtën me lehtësi në ndeshjen e sotme nga ekipi MASONIC, duke e humbur mundësin për t’u kualifikuar në turneun Flow FiReLeague i cili do të mbahet në Barcelonë.

Edhe pse favorit për të fituar ishte ekipi Bad News Eagles, ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit kundërshtar.

Lojtari më i dalluar gjatë këtij turneu kualifikues nga ekipi shqiptar ishte snajperisti i ekipit Genc “gxx-“ Kolgeci.

Garën ekipi shqiptar në turneun kualifikues Flow FiReLeague e përfunduan në vendin 3-4, duke e humbur mundësinë për t’u bërë pjesë e turneut që shpërndan çmime në vlerë rreth 150.000 dollarë.

Por garat pas rikthimit nga pushimet sapo kanë filluar për ekipin shqiptar, pasi në ditët në vazhdim i presin ndeshje të tjera, si dhe së shpejti do të fillojnë rrugëtimin e tyre për Majorin e radhës që do të mbahet në Brazil. /Telegrafi/

Exit mobile version